Flash News

KRYESORE

Presidenti i PE-së: Të hapen negociatat, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë punuar

Presidenti i PE-së: Të hapen negociatat, Shqipëria dhe Maqedonia

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassuoli deklaroi se shtetet anëtare të unionit duhet që të vlerësojnë punën e bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe se u duhet dhënë drita jeshile për hapjen e negociatave.

Ai shtoi se ende duhet që të bëhen përpjekje, madje deri në minutën e fundit, që të bindet Franca deri në minutën e fundit.

"Mbështesim hapjen e negociatave. Komision Evropian është në favor. Shqipëria dhe Maqedonia janë dy vende që puna dhe sakrifica e tyre duhen respektuar nga ne", tha ai pas daljes nga mbledhja e Këshillit Evropian.

Edhe kryeministri i Estonisë, Jüri Ratas u shpreh se dy shteteve ballkanike u duhen hapur negociatat për anëtarësim në BE.

“Për sa i përket çështjes së zgjerimit, Estonia mbështet fuqimisht hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për t’u dhënë atyre vendeve këtë perspektivë”.

Më datat 17 dhe 18 tetor do të mbahet samiti i krerëve të BE-së, ku do të merret vendimi final për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit