Flash News

KRYESORE

Presidenti i PE sot në Tiranë, axhenda e takimeve me klasën politike, fjalim edhe në Kuvend

Presidenti i PE sot në Tiranë, axhenda e takimeve me klasën

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli vjen për herë të parë në Shqipëri për herë të parë pas marrjes së kësaj detyre një vit më parë.

Në një vizitë dy-ditore, Sassoli pritet të zhvillojë një sërë takimesh me klasën politike shqiptare dhe në qendër të vizitës do të jetë çështja e negociatave me Shqipërinë, pas refuzimit të tetorit. Në qëndrimet e tij Sassoli është shprehur optimist se negociatat do të hapen para Samitit të Zagrebit.

Kështu, sot fillimisht do të takohet në orën 11:00 me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. 30 minuta më vonë me kryeministrin e vendit, Edi Rama, e më pas do të dalë në konferencë në orën 12:15.

Në orën 14:45 takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare. Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare. Më pas, në orën 16:00 do ketë takim me Presidentin Ilir Meta.

Takimet vijon ë edhe të nesërmen me opozitën jashtëparlamentare. Në orën 10:45 pritet në takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në selinë e PD.

Të fundit