Flash News

KRYESORE

Presidenti i Portugalisë vendos veto për ligjin e ndryshimit të gjinisë nga mosha 16-vjeçare

Presidenti i Portugalisë vendos veto për ligjin e ndryshimit të

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Dousa, ka vendosur veto për ligjin që i lejonte njerëzit e komunitetit LGBTI të ndryshojnë gjini nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ligji mund të lejonte qytetarët të ndryshonin gjininë e tyre, dhe emrat në dokumente nga mosha 16-vjeçare, pa pasur nevojë për raport mjekësor.

Ky ligj ishte miratuar nga parlamenti që muajin e kaluar, por duhej të firmosej nga presidenti për të hyrë në fuqi.

Rebelo de Sousa i kërkoi parlamentit të konsideronte rritjen e moshës minimale në 18 vjeç.

Presidenti portugez gjithashtu ka shpjeguar vendimin e tij duke thënë se nëse një individ do i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në të ardhmen atëherë ai duhet të kërkojë një raport mjekësor.

Të fundit