Flash News

KRYESORE

Presidenti i ri, Bushati: Shqiptarët, një forcë lëvizëse e kursit Euro-Atlantik të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i ri, Bushati: Shqiptarët, një forcë

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar zgjedhjet presidenciale të ndara në dy raunde në Maqedoninë e Veriut, ku mes katër kandidatëve u zgjodh Stevo Pendarovski.

Në një status në facebook, Bushati shkruan se shqiptarët dëshmuan edhe një herë se janë forcë lëvizëse e kursit Euro-Atlantik të Maqedonisë së Veriut

“Mbështetja e Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për Presidentin e Zgjedhur Stevo Pendarovski është një mbështetje e qartë për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, stabilitetin demokratik dhe shoqërinë multietnike. Që prej platformës të bashkëpunimit të partive politike shqiptare, të Janarit 2017, roli i shqiptarëve si komunitet shtet-formues është në rritje. Për herë të parë Kryetari i Kuvendit është Shqiptar. Përdorimi i simboleve dhe gjuhës shqipe po avancon në të gjitha nivelet, ndonëse ende e panjohur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Ky kurs duhet thelluar si e vetmja rrugë për ndërtimin e një shoqërie europiane ku dy komunitetet kryesore shtet-formuese punojnë së bashku. Shqiptarët dëshmuan edhe një herë se janë një forcë lëvizëse e kursit Euro-Atlantik të Maqedonisë së Veriut! Urime!” shkruan Bushati.

Të fundit