Flash News

KRYESORE

Presidenti i ri/ Jozefina Topalli nuk plotëson kushtet e Taulant Ballës

Presidenti i ri/ Jozefina Topalli nuk plotëson kushtet e Taulant

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla është i bindur se Ilir Meta do të shkarkohet nga posti presidentit, pasi ka shkelur kushtetutën. Cili do të jetë pasuesi? Balla sqaron se kreu i ri duhet të jetë një person që bashkon të gjithë shqiptarët dhe mbi të gjitha jo një prej kryetarëve të opozitës, duke lënë të kuptohet se ajo nuk do jetë Jozefina Topalli, siç është përfolur gjërësisht këto ditë.

“Nuk kemi asnjë nxitim, duam te kemi nje president që t’i bashkojë shqiptarët jo të jetë një prej kryetareve të opozitës”, deklaroi Balla ne emisionin 'Perballe' ne TVSH, pa dhënë më shumë detaje të identikitit të kreut të ri të shtetit, nesë shkarkohet Meta.

Gazetari Lutfi Dervishi kembenguli sërish, duke e pyetur nëse presidenti i ri, do të vijë nga opozita e re, e vjetër, shoqeria civile apo do te jete akademik. “Kryetari i ri i shtetit për shqiptarët do të jete ai që zbaton kushtetuten, nuk kemi asnjë njeri në mendje. Dua të shtoj se Ilir Meta ka humbur të drejtën për të vijuar për të qene president me nje sjellje antikushteuese, komunikim publik te papershtatshem dhe për demin qe i ka shkaktuar Shqiperise”, sqaroi Balla.

“Do të kete diskutime, per të zgjedhur nje president te te gjithe shqiptareve”, përfundoi ai.

Të fundit