Flash News

KRYESORE

Presidenti i Serie A shpërthen keq: Boll, mos mendoni për futboll, mendoni për mbijetesë!

Presidenti i Serie A shpërthen keq: Boll, mos mendoni për futboll,

Italia është në gjendje lufte dhe situata është skandaloze. Shteti fqinj është më i prekuri në botë, ndërsa kanë filluar të hidhen idetë e para për futbollin. Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, ka shpërthyer keq në një intervistë për Corriere dello Sport.

“Ka shumë shumë gjëra. Nuk duhet të mendojmë se kur të rifillojmë, por nëse do të mbijetojmë. Nëse flasim për futbollin, gjithçka duhet të zhvendoset sezonin tjetër dhe ky sezon të marrë fund. Realizëm, zotërinj, duhet të ketë realizëm!

"A keni lexuar njoftimin për shtyp të tifozëve të Lombardisë? Jeta është e para. Ka ultras që sjellin oksigjenin në spitale, të tjerë që vajtojnë të vdekurit e tyre. Ju nuk mund të luani më këtë vit. Mendoni për sezonin tjetër. Dikush ende nuk e kupton se çfarë po ndodh, dhe ky dikush është më i keq se virusi. Nuk besoj në mrekulli, kam ndaluar së bëri shumë kohë më parë.

"Sezoni është zhdukur, nëse dikush e dëshiron këtë kampionat të mallkuar le ta marrin. Mjaft më, sezoni ka mbaruar! Dhe nuk flas kështu sepse Brescia është në vendet e fundit. Jemi të fundit sepse e meritojmë. E meritoj unë i pari. Unë mendoj për ata që do të humbasin punën e tyre dhe ata që po vdesin”, - përfundoi Cellino.

Të fundit