Flash News

KRYESORE

Presidenti i UEFA-s takohet me Ramën, ndjek punimet te zyrat e reja të FSHF-së

Presidenti i UEFA-s takohet me Ramën, ndjek punimet te zyrat e reja të

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, ashtu siç ishte njoftuar nga FSHF ditë më parë, sot ka nisur vizitat e tij para ndeshjes Shqipëri-Francë në "Air Albania Stadium". Numri 1 i futbollit europian ishte në Kryeministri dhe takoi kreun e qeverisë, Edi Rama.

Ai zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me Ramën, ndërkohë që turi i vizitave vazhdoi te “Shtëpia e Futbollit", që praktikisht është selia e re e FSHF-së.

I shoqëruar nga forca sigurie, Ceferin shkoi në kantierin e ndërtimit, aty ku vijojnë punimet për ndërtesën e re të presidentit Armand Duka. Aty do të ketë edhe dy ministadiume dhe parking nëntokësor.

Programi që njoftoi sot FSHF:

12:30- Presidenti Ceferin dhe delegacioni tij takohet ne Kryeministri me z. Edi Rama

13:00 – Vizita e Presidentit Duka dhe Presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin, në Shtëpinë e Futbollit

14:00 – Drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror

18:00-18:30 / Ceremonia e dekorimit të Presidentit të UEFA-s nga ana e Presidentit të Republikës

18:40 – Vizitë në muzeun e stadiumit

19:00-19:30 – Konferencë zyrtare për shtyp e Presidentit Duka me Presidentin Ceferin

19:40-20:20 – Ceremonia inauguruese e stadiumit dhe fjalimet e Presidentit Duka, Presidentit Ceferin dhe Kryeministrit Rama

Të fundit