Flash News

KRYESORE

Presidenti i Iranit mesazh SHBA-së: As 10 presidentë si Trump, s’e zhbëjnë marrëveshjen bërthamore

Presidenti i Iranit mesazh SHBA-së: As 10 presidentë si Trump,

Përfitimet që Irani ka marrë nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me fuqitë botërore janë të pakthyeshme dhe askush, duke përfshirë këtu edhe presidentin amerikan, Donald Trump nuk mund t’i zhbëjë dot.

Ka qenë kjo deklarata e presidentit iranian, Hassan Rouhani. ‘Edhe nëse bota do kishte 10 presidentë si Trump, sërish marrëveshja është e pakthyeshme dhe përfitimet e Iranit po kështu. Gjatë bisedimeve me fuqitë botërore ne treguam se jemi të fortë si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje’.– deklaroi ai për mediat në vend.

Kujtojmë që situata mes Iranit, Koresë së Veriut dhe SHBA-ve është shumë e acaruar. Trump herëpas here ka bërë deklarata të forta kërcënuese ndaj shteteve të cilat rrezikojnë shtetet me shpërthimet e bombave bërthamore. 

Të fundit