Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta bën homazhe në nderim të albanologut Robert Elsie

Presidenti Meta bën homazhe në nderim të albanologut Robert Elsie

Presidenti Ilir Meta bëri homazhe në nderim dhe respekt të albanologut dhe studiuesit të letërsisë e folklorit shqiptar, Robert Elsie.

në prononcimin e mbajtur para mediave Presidenti Meta vlerësoi figurën e Robert Elsie duke theksuar se do t’i jemi mirënjohës për gjithçka bëri për promovimin e kombit tonë, vlerave tona kulturore dhe për zhvillimin e albanologjisë.

“Do t’i jemi mirënjohës përjetë Robert Elsiet për gjithçka ka bërë me dashuri dhe pasion për promovimin e kombit tonë, të vlerave tona më të mira kulturore, historike, për zhvillimin e albanologjisë, për gjithçka. Pa dyshim, në mënyrë të veçantë edhe për zgjedhjen e tij për t’u përjetësuar si shqiptar dhe për t’u prehur përjetësisht në Alpet e Shqipërisë, në Theth duke treguar kështu dashurinë e pafund për vendin tonë dhe duke na mësuar të gjithëve që ta duam më shumë Shqipërinë”, u shpreh kreu i shtetit.

Të fundit