Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta ka vlerësuar me Dekoratën ”Nderi i Kombit” skulptorin Mumtas Dhrami.

Presidenti Meta ka vlerësuar me Dekoratën ”Nderi i Kombit”

Presidenti Meta ka dekoruar me vlerësimin ”Nderi i Kombit” skulptorin Mumtas Dhrami, teksa shprehet se ai ka skalitur me daltë si rrallë kush historinë e lavdishme të kombit shqiptar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan se falë talentit të jashtëzakonshëm dhe aftësive të tij krijuese ai ka gdhendur mjeshtërisht duke i përjetësuar momentet më kulmore dhe figurat më të shquara të shqiptarisë, në një galeri të pafund veprash e monumentesh artistike, për t’i sjellë gjithmonë të gjalla midis nesh.

Më tej kreu i shtetit është shprehur mirënjohës të gjithë artistëve që me krijimtarinë e tyre i kanë përjetësuar mesazhet frymëzuese që vijnë nga historia në mbrojtje të Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë.

Statusi i plotë:

Skulptori i Popullit, duararti Mumtas Dhrami, ka skalitur me daltë si rrallë kush historinë e lavdishme të kombit shqiptar.

Falë talentit të jashtëzakonshëm dhe aftësive të tij krijuese ai ka gdhendur mjeshtërisht duke i përjetësuar momentet më kulmore dhe figurat më të shquara të shqiptarisë, në një galeri të pafund veprash e monumentesh artistike, për t’i sjellë gjithmonë të gjalla midis nesh.

Një prej kryeveprave të tij është edhe Monumenti i Lirisë në Drashovicë, Harku i Triumfit të epopesë së lavdishme të luftërave të Vlorës e Labërisë kundër pushtuesve, nga ku pata kënaqësinë ta vlerësoja sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, për kontributin e shquar dhe arritjet e larta artistike në fushën e skulpturës, ngritjen e forcimin e shkollës shqiptare të arteve figurative, si dhe lartësimin e kulturës kombëtare.

Mirënjohës të gjithë artistëve që me krijimtarinë e tyre i kanë përjetësuar mesazhet frymëzuese që vijnë nga historia në mbrojtje të Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë!

Të fundit