Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta kundër kryeprokurorit të përkohshëm: Hap i njëanshëm, nuk do i shërbente konsolidimit të institucioneve

Presidenti Meta kundër kryeprokurorit të përkohshëm: Hap i

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur kundër zgjedhjes së një kryeprokurori të përkohshëm vetëm me votat e mazhorancës. Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun malazez, Filip Vujanoviç, Meta kërkoi respektimin e Kushtetutës dhe një dialog transparent për këtë çështje. Ai theksoi se çdo hap i njëanshëm nuk do të shërbente në konsolidimin e besimit te institucionet e reja.

“Kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit, si president dua të nënvizoj se duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj, dhe është e rëndësishme që të ketë mes aktorëve kryesor një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standardet transparente për zgjidhjen e kësaj çështje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do i shërbente konsolidimit të besimit te institucioneve reja”, theksoi Meta.

Ndërkohë, opozita shqiptare, PD dhe LSI, janë shprehur kundër një kryeprokurori të përkohshëm, madje duke kritikuar edhe qëndrimet e ambasadorëve të huaj në vendin tonë.

Kryeprokurori, LSI kritika Ramës dhe ambasadorëve: Ligjet janë bërë copë-copë nga kryeministri dhe suflerët e tij; përmbysje me çdo mjet

Të fundit