Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta: Mbrojtja e mjedisit nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike

Presidenti Meta: Mbrojtja e mjedisit nuk duhet trajtuar si propagandë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, duke thënë se është detyra jonë ta mbrojmë shtëpinë e përbashkët. Presidenti thekson se mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike.

“Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë.

Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund!

Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!”, shkruan Meta në rrjetet sociale, shoqëruar me nje foto me flamur shqiptar dhe me dy fëmijë përkrah.

Të fundit