Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta në kishën e Shën Kollit në Himarë, aty ku ritet fetare kryhen në gjuhën shqipe

Presidenti Meta në kishën e Shën Kollit në Himarë, aty

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Pilur të Himarës për të marrë pjesë në ceremoninë e vlerësimit të patriotëve të zonës dhe figurave të njohura të isopolifonisë.

Meta ka uruar banorët për festën e Shën Mërisë dhe shprehet se kremtimi i kësaj feste është një moment vlerësimit për patriotizmin e priftërinjve pilurjotë të cilët vazhdimisht i kanë kryer ritet fetare në gjuhën e bukur shqipe.

Postimi i plotë i Metës:

Nga Kisha e Shën Kollit (Nikollës) në Pilur, ju uroj banorëve të zonës, Himarës dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë ortodoksë festën e bekuar të Shën Marisë.

Për shumë mot gëzuar!

Kremtimi i saj, si dhe i gjithë festave fetare na kujtojnë patriotizmin e priftërinjve pilurjotë të cilët vazhdimisht i kanë kryer ritet fetare në gjuhën e bukur shqipe. 🇦🇱

Të fundit