Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta në vizitë jo-zyrtare në Serbi

Presidenti Meta në vizitë jo-zyrtare në Serbi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë jo-zyrtare në Serbi. Meta do të mbërrijë në komunën e Medvegjës më datë 3 dhjetor dhe do të zhvillojë takime deri më datë 4 dhjetor.

Media serbe ‘Beta’ raporton se për këtë vizitë janë njoftuar edhe autoritetet në Beograd, si dhe ato të komunës në jug të vendit.

Presidenti Meta do të takohet me kryetarin e Medvegjës, Nebojsa Arsic, me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën, Zoran Stankovic, dhe me kryetarët e partive shqiptare.

Të fundit