Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta nis vizitën e parë zyrtare në Itali

Presidenti Meta nis vizitën e parë zyrtare në Itali

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nisi sot vizitën zyrtare në Itali, me ftesë të Presidentit italian, Sergio Mattarella. Sot Meta do të pritet në pallatin qeveritar të Quirinales nga Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella. Gjatë takimit të përbashkët do të diskutohen çështje me rëndësi të partneritet strategjik dypalësh.

Pasditen e sotme Meta do të takohet me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, znj. Laura Boldrini, ndërsa më datë 12 shtator ai do të takohet dhe me Kryetarin e Dhomës së Senatit z Pietro Grasso.

Presidenti i ri i Shqipërisë ka zgjedhur të nisë turin e vizitave të tij institucionale jashtë vendit pikërisht me Italinë, partnerin strategjik të Shqipërisë në rrugëtimin europian.

Në fokusin e takimeve pritet të jenë bashkëpunimi mes dy vendeve, integrimi i Shqipërisë në BE, si dhe tema të rëndësishme të aktualitetit, si lufta kundër terrorizmit, lufta kundër krimit të organizuar etj.

 

Të fundit