Flash News

KRYESORE

 Presidenti Meta njofton konferencë për mediat: Zgjidhjet për krizën politike

 Presidenti Meta njofton konferencë për mediat: Zgjidhjet

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të dalë në një konferencë për mediat mesditën e sotme.

Burime zyrtare thanë se konferenca  e shtypit në Presidencë do të jetë në orën 13:30.

‘Para nisjes se pushimeve Presidenti Meta do të japë edhe njëherë zgjidhjet për krizën e rëndë politike në vend’, thanë burimet zyrtare.

Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta bëri një apel për politikanët shqiptarë.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta i ftoi ata që të heqin dorë “nga kokëfortësia për të ecur në dy rrugë përjashtuese, jodemokratike dhe joeuropiane, që s’kanë pikë takimi, jo vetëm me njëra-tjetrën, por që të dyja e nxjerrin vendin për një kohë të pacaktuar nga rruga europiane e sigurt dhe e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët”.

Të fundit