Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta nuk mbështet lëvizjet e Ramës: Hapja e negociatave me BE kërkon përgjegjshmëri

Presidenti Meta nuk mbështet lëvizjet e Ramës: Hapja e

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një përgjigje diplomatike lidhur me shkarkimin e 70% të ministrave i ftuar në A-Show në News24.

I pyetur nga Adi Krasta, Kreu i Shtetit tha se është më i shqetësuar lidhur me negociatat që duhen çelur me Bashkimin Europian.

“Ajo që më shqetëson në këtë fillim janari, është ajo pikërisht që shpreha një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian në qershor, se ‘Shqipëria do të ketë një mundësi qershorin e ardhshëm’, pra atë që po vjen, për çeljen e negociatave, nëse do të realizojë disa suksese në disa reforma kyçe që tashmë dihen. Madje edhe një ditë pas unë kam thënë që nuk është koha për t’u gëzuar, sepse një vit kalon. Siç kalon një ditë, do të kalojë edhe një vit.

Shqetësimi im është që në këto gjashtëmbëdhjetë muaj nuk kemi atë klimë përgjegjshmërie midis aktorëve kryesorë, në radhë të parë do të thoja të qeverisë e të opozitës, dhe të funksionimit të Kuvendit për të dhënë ato garanci që kanë nevojë të gjithë qytetarët shqiptarë, ose partnerët ndërkombëtarë se Shqipëria do të mundë të çelë negociatat në qershorin që po vjen. Kjo është më e rëndësishmja”, sqaroi Meta.

Meta flet për herë të parë: Pse nuk e kam firmosur shkarkimin e ministrit Bushatit

Të fundit