Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta për largimin e të rinjve: Ky është alarm dhe një fatkeqësi kombëtare, ndal shpopullimit të Shqipërisë

Presidenti Meta për largimin e të rinjve: Ky është alarm dhe

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sërish përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook për largimin e shqiptarëve në shtete të ndryshme.

Ndërsa publikon shifrat e azilkërkuesve në rajon, Meta shkruan se pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj dhe se ky është një alarm nëse vijon qoftë edhe një ditë më shumë.

Postimi  i plotë:

Shqipëria ka një numër azilkërkuesish për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth 18.4 herë më të lartë se Bosnja, 17.4 herë më të lartë se Mali i Zi, 12 herë më të lartë se Serbia, 5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut dhe 3.9 herë më të lartë se Kosova.

Nëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, 12 qytetarë nga Shqipëria, nga Kosova largohen 3.3 persona, nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona, nga Serbia 1 person, nga Mali i Zi 0.7 persona dhe nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona.

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ.

Ky është ALARM, pse jo dhe një FATKEQËSI KOMBËTARE, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë.

NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË! 🇦🇱

Të fundit