Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta për mos hapjen e negociatave: Një vit kalon shpejt, ashtu siç kaloi dhe dje një ditë

Presidenti Meta për mos hapjen e negociatave: Një vit kalon shpejt,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme për vendimin e marrë nga vendet anëtare të BE-së për shtyrjen  me një vit të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Presidenti mirëpret vendimin e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme, si dhe shprehet se një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë. Ndaj sipas presidentit Meta, të githë duhtet të përqendrohen, të marrin përgjegjësite e të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Reagimi i Ilir Metës:

Konkluzionet e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjshmëri.

Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE.

Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë.

Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Evropian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë.

Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim.

Të fundit