Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta pret Sekretarin e Shtetit të Vatikanit: Lidhjet e miqësisë mes vendeve janë rigjallëruar

Presidenti Meta pret Sekretarin e Shtetit të Vatikanit: Lidhjet e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim të veçantë Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Kardinali Parolin ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurit të parë dhe të bekimit të fillimit të punimeve për Spitalin e kurimit të kancerit të gjirit, një amanet i Shenjtores Nënë Tereza.

Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e madhe që Ati i Shenjtë, Papa Françesku dhe Selia e Shenjtë i kushtojnë Shqipërisë e shqiptarëve.

“Lidhjet e hershme të miqësisë mes shqiptarëve e Selisë së Shenjtë, sot janë rigjallëruar dhe intensifikuar më shumë se kurrë”, theksoi Meta.

Të fundit