Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta reagon për sulmet me armë zjarri në SHBA: Solidaritet me kombin e madh amerikan

Presidenti Meta reagon për sulmet me armë zjarri në SHBA:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për sulmet e rënda që ndodhën në në ElPaso dhe Ohio, ku vdiqën shumë të pafajshëm.

‘Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan’ shkruan Meta në mesazhin e tij ngushëllues në twitter.

Kujtojmë se ditën e djeshme të paktën 20 persona janë vrarë në qendrën tregtare në Texas.

Ndërsa sot është tronditur edhe Dayton i Ohios, pas të shtënave me armë zjarri ku kanë mbetur të vdekur nëntë persona.

 

Të fundit