Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta sheh ndeshjen e Zvicrës nën shoqërinë e dy motrave të njohura

Presidenti Meta sheh ndeshjen e Zvicrës nën shoqërinë e dy

Presidenti Ilir Meta, në mungesë të Holandës në Botëror ka deklaruar se do të mbështesë ekipin zviceran.

Me rastin e ndeshjes së Zvicër – Kosta Rika ai ka organizuar edhe mbrëmjen e sotme një pritje në ambientet e presidencës, ku të ftuar ishin artistë të fushave të ndryshme, ku binin në sy edhe motrat Istresi, Nora dhe Era.

Kjo e fundit është interpretuesja e himnit të Kampionatit Botëror këtë vit, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. “Jam ndier krenare si shqiptare që pata mundësi të përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo ishte një mundësi për të treguar që ne jemi të talentuar në fusha të ndryshme”, pohoi Era duke shtuar se Will Smith ishte mjaft i informuar për Shqipërinë.

Në krah të Ilir Metës po ashtu ndodhej edhe kampioni i boksit, Gjetan Keta, tenori i mirënjohur Kastriot Tusha, futbollistja e njohur e kombëtares shqiptare për femra, Cyme Lulaj, këngëtarët Kastro Zizo dhe Robert Berisha, si dhe shumë personalitete të sportit e kulturës.

Kujtojmë që këngëtarja Era Istrefi gëzon pasaportë shqiptare, pasaportë e cila i ka hapur rrugët duke mos i shkaktuar probleme për hyrjen në Rusi, vend për në të cilin do të niset brenda pak ditësh. 

Të fundit