Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta takon homologun bullgar: Të nxisim projektet e Korridorit të 8

Presidenti Meta takon homologun bullgar: Të nxisim projektet e Korridorit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pati një takim me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, gjatë qëndrimit në Izrael. Kreu i shtetit shqiptar e falënderoi presidentin Radev për ndihmën e ofruar nga Bullgaria pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Presidenti bullgar tha se do të vizitojë në javët e ardhshme Tiranën, e sipas Metës kjo vizitë do të konfirmojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë. Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të Shqipërisë.

“Besojmë fuqishëm në qëndrimin mbështetës të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në Samitin e Zagrebit, në maj të këtij viti”.

Të dy ranë dakord se nxitja e projekteve për Korridorin e 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Të fundit