Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta thirrje institucioneve: Dëshmoni përgjegjësi në çështjet që shqetësojnë studentët

Presidenti Meta thirrje institucioneve: Dëshmoni përgjegjësi

Presidenti Ilir Meta mbështet studentët dhe protestën e tyre për çështjet që ata i shqetësojnë.

Në një reagim në faqen zyrtare të Presidencës, Meta u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të tregojnë ndjeshmëri ndaj çështjeve shqetësuese të studentëve, në përputhje me kuadrin ligjor.

Reagimi i Presidencës:

6 Dhjetor 2018 Presidenti Meta po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.

Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

Duhen bërë më shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare.

Rinia është aseti ynë më i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve.

Kujtojmë që ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një një konferencë për mediat se është rënë dakord që të shfuqizohet vendimi i marrë më 18 maj, VKM-në me numër 4 për tarifat dhe kreditit.

“Qeveria nuk bën as ulje dhe as rrije tarifash, ndërsa tarifat e studimit do të jenë tagër i universiteteve”, u shpreh Nikolla.

Mirëpo studentët nuk pranojnë negocim por protësimin e katër kërkesave të tyre.

“Përgjysmimi tarifave

Heqja e tarifave shtesë

Përmirësim i kushteve

Përfaqësim ne vendimmarrje për studentët”.

Të fundit