Flash News

E-TJERA

Presidenti Nishani dekoron deputetin e Partisë Socialiste

Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar më 24 mars deputetin e Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj.

Nishani i ka dhënë Sterkajt titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e dhënë si sportist dhe trajner i nivelit të lartë në sportin e mundjes.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 24/03/2017, nr. dekreti 10101 zotit Paulin Sterkaj Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për veprimtari të shquar ndër vite si sportist dhe trajner i nivelit të lartë në sportin e mundjes; me një kontribut të madh në rritjen e cilësisë sportive në vendin tonë, si kampion e fitues i medaljeve në veprimtaritë kombëtare e ndërkombëtare me klubin ‘Vllaznia’ dhe ekipin përfaqësues të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës shqiptare.

Paulin Sterkaj është një nga figurat kryesore të PS-së në qarkun e Shkodrës.

Të fundit