Flash News

KRYESORE

Presidenti nuk u shpëton ‘meme’-ve; Ilir Meta: Përshëndes të gjithë shqiptarët me këngën “nuk më keni bërë asgjë”

Presidenti nuk u shpëton ‘meme’-ve; Ilir Meta:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka tërhequr vëmendjen e shumë faqeve satirike në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ pas urimit për shqiptarin Ermal Meta, i cili u shpall fitues i festivalit të ‘Sanremos’.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, presidenti Meta shkruan: “Përshëndes gjithë shqiptarët me këngën e Ermal Meta "Non mi avete fatto niente" (nuk më keni bërë asgjë), fituese të Festivalit të Sanremos.”

Këto faqe kanë përdorur pikërisht titullin e këngës italiane dhe përshëndetjen e presidentit Meta për të ironizuar një realitet të hidhur në Shqipëri, faktin që populli nuk ka arritur t’u bëjë asgjë politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, të cilët përgjatë 28 viteve kanë qenë pjesë e të dyja krahëve politike.

Ermal Meta në ‘Wake Up’: “Jam shqiptar dhe krenar, nuk mund të fshihen rrënjët!” Ç’thotë për këngën e Eugent Bushpepës

Ermal Meta flet për dy dashuritë e tij: Mami vetëm qante. Silvia ka luftuar me mua në gjithë këto vit

Të fundit