Flash News

KRYESORE

Presidenti Perez ‘detyron’ Ronaldon të mbyllë karrierën te Reali, CR7  futbollisti më i paguar

Presidenti Perez ‘detyron’ Ronaldon të mbyllë

 Cristiano Ronaldo do të bëhet lojtari më i paguar në botë pas nënshkrimit të kontratës së re me Realin e Madridit.

Sipas “Mundo Deportivo”, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka menduar ti propozojë portugezit një kontratë të re që do ta detyrojë të mbyllë karrierën me Realin e Madridit.

Ndërkaq, sipas renditjes së “Marcas” për lojtarët më të paguar, Ronaldo renditej në vendin e gjashtë, ku vendin e parë e mbante Messi, i cili merr 45.7 milionë euro në sezon duke vijuar me Neymar, i cili merr 38 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, me kontratën e re, CR7 do të përfitojë 47 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme duke ‘parakaluar’ kështu Lionel Messin, i cili mban vendin e parë si futbollisti më i paguar në botë.

Të fundit