Flash News

KRYESORE

Presidenti polak Duda: Pa integrimin e Ballkanit Perëndimor, Europa nuk do të marrë frymë lirisht

Presidenti polak Duda: Pa integrimin e Ballkanit Perëndimor, Europa nuk do

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda mendon se BE nuk duhet ta shtyjë zgjerimin, ndërsa shprehu qëndrimin se vendi i tij nuk e pranon një situatë ku vendet e Ballkanit Perëndimor marrin pjesë në një garë ku fundi nuk duket.

”Jemi të detyruar të japim një datë të qartë në vend të deklaratave verbale. Ne ia kemi borxh këtë vendeve të Europës Juglindore… Ne nuk duhet të humbim kohë. Pa integrimin e Ballkanit Perëndimor, Europa nuk do të marrë frymë lirisht ”, tha ai kreu u shtetit polak në samitin për Ballkanin Perëndimor që po zhvillohet në Poznan.

Duda theksoi se Polonia mbështet politikën e zgjerimit të BE-së dhe është kundër një Europe paragjykuese.

“Pa integrimin e Ballkanit Perëndimor, së bashku me traditat e bukura dhe kulturat e ndryshme, Europa nuk do të marrë frymë lirisht. Jam i vetëdijshëm për fjalët që po them, duke qenë president i një vendi që përdor fondet e BE-së dhe që do të të jetë i detyruar të ndajë këto burime me anëtarët e rinj në të ardhmen”, u shpreh ai.

Të fundit