Flash News

KRYESORE

Presidenti publikon emrat e kandidatëve për kryetar të KLSH-së; në listë edhe deputeti i PS-së, juristi i socialistëve dhe këshilltari i Metës

Presidenti publikon emrat e kandidatëve për kryetar të

Presidenca ka publikuar emrat e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për të qenë në garë për postin e kryetarit të Kontrollit ët Lartë të Shtetit.

“Pas kësaj faze, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se kandidati që do t’i propozohet  Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur në pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i përzgjedhur në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e brendshëm, do të publikohet brenda afateve ligjore”, njofton Presidenca.

Sa u takon kandidatëve, mes aplikimeve është emri i deputetit të Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, ish-ministri Shkëlqim Cani, këshilltari i Presidentit Bahri Shaqiri, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi si dhe juristi i PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Eridian Salianji.

Kandidatët

  1. Agron Agalliu
  2. Anastas Angjeli
  3. Albana Dhimitri
  4. Alba Qirjazi
  5. Aelita Mani
  6. Alfred Çako
  7. Bahri Shaqiri
  8. Bajram Lamaj
  9. Bajram Muçaj
  10. Behar Zeneli
  11. Bujar Stafuka
  12. Edmond Verçani
  13. Eduart Ypi
  14. Eridian Salianji
  15. Ermal Yzeiraj
  16. Gjergji Dhima
  17. Hysen Muceku
  18. Kestrin Katro
  19. Lefterie Luzi (Lleshi)
  20. Liljana Elmazi (Billa)
  21. Lumtor Shkreli
  22. Muhamed Kavaja
  23. Petrit Bushi
  24. Petrit Fusha
  25. Pëllumb Ibrahimi
  26. Qerim Lazaj
  27. Rushan Nano
  28. Sabri Hoxha
  29. Sali Shehu
  30. Shkëlqim Cani
  31. Shpëtim Ahmetaj
  32. Vitore Tusha
  33. Ylber Karanxha
  34. Zaim Korsi

 

Të fundit