Flash News

KRYESORE

Presidenti që s’ka komente, si u shmang Meta kur u pyet për vettingun në politikë  

Presidenti që s’ka komente, si u shmang Meta kur u pyet për

Presidenti Ilir Meta është pyetur për disa nga çështjet më të diskutuara të aktualitetit politik, por nuk ka preferuar të përgjigjet konkretisht.

I pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi i tij për shtyrjen nga Kuvendi të shqyrtimit të dekretit për ligjin e TK, Meta u shpreh: “Kuvendi është sovran për të vendosur në bazë të procedurave dhe unë skam asnjë koment”.

Po ashtu, gazetarët insistuan duke e pyetur se cili do ishte hapi i radhës i presidentit nëse dekreti rrëzohet nga mazhoranca.

“S’kam arsye të paragjykoj vendimet e Kuvendit”, u shmang Meta. Po ashtu, ai u pyet edhe për nismën e djeshme të PD, për vetting në politikë.

“Nuk kam asnjë koment, por shpresoj në një bashkëpunim për sfidave që duhet të përballet politika shqiptare të bashkuar për të garantuar çeljen e negociatave vitin e ardhshëm”, përfundoi Meta.

Të fundit