Flash News

KRYESORE

Presidenti shfuqizon dekretin, Rama reagon nga Berati: Përsëri gabim, zgjedhjet do bëhen në 30 qershor

Presidenti shfuqizon dekretin, Rama reagon nga Berati: Përsëri gabim,

Menjëherë pas shfuqizimit të dekretit të zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta, vendim i cili shtyn zgjedhjet vendore që do të zhvilloheshin më 30 qershor, ka reaguar nga Berati kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e mbajtur në fushatë, Rama e quajti një tjetër gabim të presidentit shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore. Rama shprehet i vendosur se procesi do të kryhet më 30 qershor.

“Përsëri gabim, e ju them se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Nuk jam i befasuar, e prisja edhe këtë, dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi i refomës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin zvarrë, as reformën se varrosin dot dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të presidentit“, u shpreh Rama nga Berati.

Të fundit