Flash News

KRYESORE

“Presidenti, shkaktar i krizës”, zëdhënësi i Metës replikon me Baton Haxhiun

“Presidenti, shkaktar i krizës”, zëdhënësi i

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të analistit Baton Haxhiu në emisionin ‘Opinion’, ku tha se kriza politike ne Shqiperi është shkaktuar nga Berisha dhe Meta. “Këta kane frike se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do faktorizoje Ramen ndaj për ketë arsye shkaktuan krizën e brendshme”, deklaroi analisti nga Kosova.

Blushi nënvizon se shpifjet e Haxhiut janë të qëllimshme, për të damkosur shqiptarët si katalizator krizash dhe destabiliteti, pasi qendrimet e presidentit jane ne favor te interesit te shqiptareve.

“Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxitës i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti. Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve”, shkruan Blushi në ‘Facebook’.

Të fundit