Flash News

KRYESORE

‘Presidenti shkeli Kushtetutën me ç’dekretimin e zgjedhjeve’, zëdhënësi i Metës i ‘rrëzon’ mendimin Ballës: Ka folur qartë raporti i OSBE/ODIHR

‘Presidenti shkeli Kushtetutën me ç’dekretimin e

Gjatë një interviste për DW kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ndër të tjera tha se Presidenti Meta shkeli Kushtetutën në momentin që ç’dekretoi zgjedhjet e 30 qershorit.

Menjëherë ka ardhur reagimi i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushit.

Blushi i kujton se zëdhënësi zyrtar është ai dhe se si Bundestagu ashtu dhe OSBE/ODIHR e dinë se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën.

Postimi i Blushit

E falënderoj zotin Taulant që ka vendosur të luajë edhe rolin e Zëdhënësit të Presidentit, por e sqaroj se Zëdhënësi zyrtar jam unë!

Të jetë i qetë dhe i sigurt, se jo vetëm Bundestagu apo OSBE/ODIHR, por e gjithë bota e di që Presidenti Meta nuk ka shkelur Kushtetutën.

Presidenti Meta, jo vetëm ka respektuar Kushtetutën, por edhe:

– Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut;

-Vendimin e Gjykatës së Strasburgut që përcakton se e drejta e zgjedhjes nuk është procedurale, por substanciale për të garantuar rendin demokratik;

– Detyrimet e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për garantimin e lirive dhe pluralizmit politik;

– Kriteret e Kopenhagenit, që janë në themel të BE.

Për këto ka folur qartë dhe Raporti Final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit!

Ia kujtoj zotit Taulant të gjitha këto meqë sot ka qenë shumë i hutuar kur ka folur në emër të Presidentit.

Ndoshta është lodhur duke lobuar në Berlin për vendosjen e kritereve historike për çeljen e negociatave!

 

Të fundit