Flash News

KRYESORE

Presidenti takon motrën e Mbretëreshës Geraldinë: Mbetet përherë një burim frymëzimi

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar në rrjetin social “Facebook” foto nga takimi me motrën e “Trëndafilit të bardhë”, Mbretëreshës Geraldinë, Sylviane Muselier.

Meta shton se dashuria e saj e madhe për Shqipërinë, e konkretizuar edhe me ndihma humanitare e mjekësore për fëmijët e njerëzit në nevojë, mbetet përherë një burim frymëzimi.

“Tirana sot duket më e bukur nga vizita e një zonje të jashtëzakonshme, Sylviane Muselier, motra e “Trëndafilit të bardhë”, Mbretëreshës Geraldinë.

Dashuria e saj e madhe për Shqipërinë, e konkretizuar edhe me ndihma humanitare e mjekësore për fëmijët e njerëzit në nevojë, mbetet përherë një burim frymëzimi.

Shumë i lumtur të dëgjoja nga miqtë e saj francezë se nderimi i figurës së Mbretëreshës Geraldinë vijon të inkurajojë francezët dhe europianët të ndihmojnë dhe promovojnë Shqipërinë”, shkruan Meta, në Facebook.

Të fundit