Flash News

KRYESORE

Presidenti Thaçi flet për ‘Zërin e Amerikës’: “Po” bashkimit të Preshevës me Kosovën

Presidenti Thaçi flet për ‘Zërin e Amerikës’:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha në një intervistë për ''Zërin e Amerikës' se pikëpamja e tij për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënkupton refuzim të çdo ideje për ndarjen e Kosovës, por përfshinë kërkesën për bashkimin e Preshevës me Kosovën.  Ideja e Thaçit nuk nënkupton as shkëmbim territoresh, ndërsa korrigjimi i kufijve sipas tij nuk paraqet ndonjë efekt domino për Kosovën apo rajonin.

“Ajo që mund të them, në kuadër të korrigjimit të kufijve tani më unë kam pritur në zyrën time përfaqësuesit e luginës së Preshevës të cilët e kanë bërë kërkesën dhe e kanë institucionalizuar në adresë të Kosovës, që të drejtën e tyre të deklaruar në vitin 1992 për t’iu bashkangjitur Kosovës si luginë e Preshevës, është diçka reale ,është një kërkesë e tyre e prezantuar tek unë të cilën definitivisht veç kam vendosur që pas kërkesës së tyre, do ta hedh në tryezën e dialogut në mënyrë që çështja e tyre të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Do të jetë shumë e vështirë, kjo kërkesë e tyre do t’i komplikojë dhe rëndojë edhe më tepër procesin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare, mirëpo ndjejë obligim moral, kombëtar, demokratik, kushtetues dhe ligjor diçka të tillë ta prezantojë në tavolinë”, theksoi  ai ndër të tjera.

 

Të fundit