Flash News

KRYESORE

Presidenti Thaçi: Mund të kem bërë gabime politike, por krime lufte kurrsesi

Presidenti Thaçi: Mund të kem bërë gabime politike, por

Ashtu siç lajmëroi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mban një deklaratë për mediat lidhur me akuzat e Hagës për krime lufte.

Në fjalën e tij Thaçi pranoi se gabime politike mund të ketë bërë por krime lufte kurrsesi.

Gjithashtu presidenti i Kosovës nënvizoi se ndjehet i çliruar prej peshës së ballafaqimeve.

“E në këto çaste edhe me gjakun e atyre që kanë gjykuar e paragjykuar, ndjehem sot si asnjëherë më parë krejt i çliruar prej peshës së ballafaqimeve. Këto brenga kanë mjegulluar faktin e thjeshtë se jemi të gjithë bija të kësaj toke. Por politika i ka dhe këto. Në këto momente të kujtoj ata që dhanë jetën, të tjerë kur i kam njohur nga koha që doja të ndryshoja botëm.

Ky është çmimi për lirinë e Kosovës prej kujtdo dhe kudo që ka ndodhur. Bashkëluftëtarët e mi duhet të zbardhet çdo akuzë për krime lufte. Mirë do të jetë edhe për vëllain tim Kadri Veselin. Të dashur qytetarë gabime politike mund të kem bërë por krime lufte asnjëhere. Edhe po të kthëhesha pas do bëja të njëtën gjë”, tha Thaçi.

Të fundit