Flash News

KRYESORE

Presidenti thirrje popullit: Ngrihuni për referendumin, kështu del Shqipëria nga bataku

Presidenti thirrje popullit: Ngrihuni për referendumin, kështu del

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje popullit shqiptar që të ngrihet e të kërkojë të drejtën e referendumit. Sipas tij, vetëm kështu Shqipëria do të mund të dalë nga ky batak.

“Vetëm aplikimi i referendumeve do e nxjerrë Shqipërinë nga ky batak. Përderisa e kemi të vështirë për dialog, për bashkëpunim dhe për të marrë përgjegjësi, atëherë referendumi mbetet e vetmja zgjidhje. Unë besoj shume tek demokracia dhe te dhënia e këtij pushteti populli. Boll me vagabondët që flasin ne emër të popullit, tani duhet të flasë populli me referendum.”, tha ai në Ora News.

Kreu i shtetit i konsideron të papranueshme fyerjet e kryeministrit Edi Rama ndaj politikanëve kosovarë.

“Fyerjet e këtij individi ndaj liderëve politike të Kosovës janë totalisht të papranueshme. Ti nuk mund të hash dreka e darka me udhëheqësit e Serbisë dhe nga ana tjetër te fyesh politikanet e Kosovës. Sa u përket akuzave të Ramës ndaj Ramushit, nuk më shqetësojnë sepse të gjithë e dinë se ai të vërtetat e tij i ka mbrojtur në çdo nivel. Rama nuk mund te eksportoje konfliktet e brendshme në Kosovë.”

Të fundit