Flash News

KRYESORE

Presidenti Trump ultimatum Bashkimit Europian: Hiqni dorë nga taksat, që të heqim dhe ne

Presidenti Trump ultimatum Bashkimit Europian: Hiqni dorë nga taksat,

Presidenti Donald Trump është shprehur se do të kursente Bashkimin Europian nga tarifat doganore për çelikun dhe aluminin, nëse BE do të hiqte dorë nga barrierat e tij doganore të vendosura ndaj produkteve amerikane.

Tarifat doganore me 25% për importet e çelikut dhe me 10% për të aluminit u kundërshtuan nga europianët dhe disa partnerë të tjerë tregtarë të SHBA-së, si Japonia.

“Bashkimi Europian, me shtete të mrekullueshëm që e trajtojnë shumë keq SHBA-në në fushën e tregtisë, ankohet për tarifat e parashtruara doganore për çelikun dhe aluminin. Nëse ata heqin dorë nga pengesat e tmerrshme dhe tarifat doganore për produktet amerikane, ne do të heqim dorë nga tonat. Në të kundërt, ne do të taksojmë automjetetet… E thënë hapur”, shkruan Trump në Twitter.

Të fundit