Flash News

KRYESORE

Presidenti turk: Do ndërtojmë 500 banesa në Shqipëri për të prekurit nga tërmeti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ofruar mbështetje për familjet që mbetën pa shtëpi pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri.

Ambasada turke në vendin tonë ka njoftuar për kontributin e presidentit turk, për të cilin thotë se ka vendosur të ofrojë ndërtimin e 500 banesave.

“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, ka thënë Erdogan.

Kujtojmë se ndihma financiare janë ofruar edhe nga familja Pacolli me 1 mln euro, Bankers me 1 mln euro dhe Balfin Group me 1.2 mln euro.

Të fundit