Flash News

KRYESORE

Presidenti turk për terroristin e Zelandës së Re: Vrau 50 besimtarë muslimanë, do japë llogari

Presidenti turk për terroristin e Zelandës së Re: Vrau 50

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është shprehur se terroristi që vrau 50 besimtarë muslimanë dhe plagosi rreth 50 të tjerë në xhamitë e Zelandës së Re javën e kaluar "do të japë llogari".

"Do të japësh llogari për këtë. Nëse Zelanda e Re nuk e bën këtë, në një mënyrë ose tjetër ne dimë të kërkojmë llogari", tha Erdoğan.

"Çfarë thoni? Nuk paskemi dënime më të mëdha se 15 vite në ligjet tona. Vret 50 myslimanë që kryenin adhurime dhe nuk paska një nen të këtillë në ligjet tuaja. Sa e lirë qenka jeta e njeriut? Nëse në ligjet tuaja nuk ka një gjë të tillë, atëherë bëjeni duke e ndryshuar. Mos u njihni vrasësve të këtillë të drejtë për të jetuar", shtoi presidenti turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Të fundit