Flash News

KRYESORE

Presidenti/ Vjosa Osmani propozon një zgjidhje për mosmarrëveshjet mes LDK-VV

Presidenti/ Vjosa Osmani propozon një zgjidhje për

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se e ka një zgjidhje për të bërë të mundur që partia e saj dhe lëvizja Vetëvendosje të mund të formojnë qeverinë. Të dyja palët këmbëngulin që të vendosin vetë kandidatin për president.

“Ne ia kemi bërë të qartë Vetëvendosjes që ne e dimë që ju nuk mund të garantoni se si do të votojnë deputetët tuaj në votim të fshehtë. S’mund të na garantoni që presidenti do të zgjidhet, se s’varet prej juve kjo.

Nuk ka kurrfarë pengese, ka keqkuptim rreth formulimit. Qoftë një formulim që e shtyn më vonë, qoftë një formulim që palët s’po bëjnë kompromis të madh.

Ideja është që të propozohet një kandidat konsensual nga të dyja partitë. Unë akoma insistoj për kandidat konsensual për president, person ky i cili mund të vijë nga Lidhja Demokratike e Kosovës apo nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kandidati konsensual bëhet i tillë kur kandidati i merr 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës. Pra jodetyrimisht duhet të jetë jashtë koalicionit qeverisës”, tha ajo në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Të fundit