Flash News

KRYESORE

Presidenti Vuçiç i tërheq vëmendjen kryeministres Brnabiç: Nuk duhet t’i ofendojmë shqiptarët

Presidenti Vuçiç i tërheq vëmendjen kryeministres

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është munduar të relativizojë deklaratat ofenduese të kryeministries Ana Brnabiç ndaj shqiptarëve, që i cilësoi me termin ‘njerëz mali’. Duke folur të hënën nga Krahina e  Vojvodinës, Vuçiç konfirmoi vendosmërinë e regjimit të tij për të luftuar për interesat serbe.

“Ne duhet ta kuptojmë se çfarë janë interesat tona. Interesat tona nuk duhet të jenë në dërgimin e çfarëdo ofendimeve për shqiptarët, madje as përfaqësuesit e tyre politik, ndonëse për ta mendojmë më të keqen, por duhet të punojmë që t’i tregojmë botës se ne jemi për kompromis, se është e qartë kush nuk e dëshiron kompromisin”, tha Vuçiç duke fajësuar për këtë palën kosovare dhe duke vlerësuar njëherësh se operacioni i para disa ditëve i policisë së Kosovës  ishte në funksion të fushatës parazgjedhore e jo sikurse paraqitet nga pala kosovare, për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

“Njerëz hiqni taksat, shkojmë në dialog të përpiqemi që të arrijmë kompromisin, por të arrijmë kompromisin jo ashtu që ju do të thoni “Kosova brenda këtyre kufijve”! Nuk ka problem. Kosova është brenda këtyre kufijve. E përsëris edhe unë po këtë fjali! Dhe, çka pastaj? Pasi ju konsideroni “Kosova në këta kufij – ajo është e pavarur”, edhe unë konsideroj në këta kufij, se Kosova është vetëm pjesë e Republikës së Serbisë! Çka do të bëjmë pastaj”, pyeti Vuçiç.

Të fundit