Flash News

KRYESORE

Profil/ Presidenti Vuçiç si asnjëherë më parë; jeta private, puna dhe ëndrrat e parealizuara

Profil/ Presidenti Vuçiç si asnjëherë më parë;

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic, ka imazhin e një njeriu që ngrihet herët në mëngjes, punon deri vonë, di të bëj gjithçka dhe ka një përgjigje për çdo gjë. Nga ana tjetër ai shpesh gjendet në qendër të kritikave për daljet e tij publike.

Si arrin ky njeri të bëjë gjithçka? Ekipi i 'Kurir' kaloi një ditë me presidentin serb dhe mësoi shumë gjera ekskluzive për jetën e tij private, punën dhe ëndrrat e parealizuara.

Ai u takua me ne në Zyrën e Presidentit herët në mëngjes, pasi ishtë bërë gati për tu nisur në një vizitë zyrtare ne Bullgari. Për disa nga ne të ngrihesh në 5.30 të mëngjesit është diçka e pakuptimtë, por për atë duket se ishte kthyer në rutinë.

E pyetën njëherë Gjeneralin amerikan Jim Mattis se çfarë e mbante zgjuar natën dhe ai u pergjigj 'asgjë'.  "Unë mbaj bashkëpunëtorët e mi zgjuar?".

-“Unë vështirë se mund të gjejë dikë zgjuar në tre të mëngjesit. Nuk jam nga ata persona që i mbajnë njerëzit zgjuar, por vetë kam net pa gjumë. James Mattis eshte njeri i rendesishem, ndersa une...

Ai na bëri një tur brenda ndërtesës së Presidentit. Kur dolëm në ballkon, për një moment qeshi, dhe u drejtua drejt nesh.

-Epo ky është vendi ku unë qëndroj ndonjëherë kur protestuesit mblidhen dhe kur më shohin, bërtasin drejt meje.

-Çfarë ju thonë?

-“Bërtasin , “Vuçiç, ju jeni “homo”! “Tradhëtar, tradhëtar”!

-Nuk ju shqetëson?

-Jo! Kur fyen dikë ose flet për pamjen fizike të dikujt, atëherë është e qartë se nuk kanë asnjë lloj argumenti tjetër.

Pak më tutje, një histori tërësisht ndryshe. Një projekt i madh për të cilën shumë njerëz nuk besuan, tani shtrihet para nesh. Edhe pse kullat janë ende në përfundim, Vuçiç, duket mjaft i kënaqur.

- Vetëm imagjinoni këtë ndërtesë. Kulla do të jetë dy herë më e gjatë. Imagjinoni se çfarë lloji standardi i  ri do të vendoset. Hoteli St. Regis do të marrë nëntë katet e para, dhe apartamentet do të jenë sipër tij. Njerëzit do të jenë në gjendje të blejnë prona në një vend ku metri katror është më i shtrenjti, në këtë pjesë të Europës. Do të ketë një platformë vrojtuese lart, një lloj kuverte vëzhgimi ku do të keni mundësi të shihni tërë Beogradin. Kjo do të jetë gati së shpejti. Gjithashtu, do të ketë një qendër tregtare, më e madhja në Evropën Jug-Lindore.

Presidenti shtoi se projektet kryesore strategjike në periudhën e ardhshme gjithashtu përfshijnë zhvillimin e turizmit, i cili, siç theksoi ai, synon të tregojë zhvillimin e Serbisë dhe sa e bukur është ajo.

Ndërkohë që flisnim na zuri uria, kështu presidenti na ofroi mëngjesin. Në tavolinë u shtrua për të ngrënë me vezë, proshutë, djathë, ushqimet e tij të preferuara që gjithmonë pëlqen t’i shijojë në shtëpi.

-Nuk shkoj shumë në restorante. Unë shkoj vetëm kur njerëzit më kërkojnë. Sa më përket mua, unë jam gjithmonë në favor të qenurit larg nga të tjerët.

 -Përse ju pëlqen të qëndroni vetëm? Për shkak të sigurisë?

 -Aspak! Por, unë nuk dua të kem asnjë lloj argumenti me askënd.

-Si pushoni në fund të ditës? A dilni ndonjëherë me miqtë, apo bashkëpunëtorët?

-“Pi diku midis një gote dhe një shisheje verë në ditë, kështu që...”! [qesh]

-Ku ju pëlqen të shkoni, pranë vendit ku jetoni apo në restorante?

-Kryesisht në Jajinçi. Unë nuk shkoj në restorante shumë, por kur e bëj, janë tre ose katër që më pëlqejnë shumë. Por vetëm një herë në dy muaj.

Aleksandar Vuçiç është një njohës i verës, gjë e cila na shtyu të pyesim se cila verë është e preferuara e tij.

-Jam krenar për verërat serbe. Nuk është çështje marke, unë i dua të gjitha verërat. Ajo që është e rëndësishme është se si e kombinoni atë me ushqimin. Ju nuk mund të keni një Sauvignon Blanc ose një Cabernet Sauvignon me të njëjtin ushqim. Ose Chardonnay dhe Merlot. Por, unë jam krenar për industrinë serbe të verës, kjo është industria që po bën përparimin më të madh.

Fluturimi ynë për në Bullgari ishte planifikuar për në 9 të mëngjesit. Ajo që kishim në plan për kur të shkonim atje përfshinte inspektimin e ndërtimit të Rrugës së Ballkanit dhe një seksioni të autostradës që shkonte nga Sofja në kufirin serb. Jeta në aeroplanë, në makina, takimet e vazhdueshme me zyrtarët e botës, negociatat me investitorët, punimet e përditshme në terren në të gjithë Serbinë, nuk lënë shumë hapësirë për familjen

-Ju punoni shumë. Keni një djalë të vogël, Vukan. Ju mungon të kaloni kohë me të?

-Shpresoj që atë të mos e marrë malli, por mua më mungon shumë.

-Me Milica-n dhe Danilo-n si ia bëni, edhe pse janë më të rritur?

Danilo është tani një i rritur, ai thjeshtë dëshiron t’i japë babait një përqafim të shpejtë, ashtu si unë prindërve  të mi. Milica është shumë e përgjegjshme saqë mendoj se do të bëhet shumë e suksesshme. Sa i përket Vukanit, ai që tani sillet si një luftëtar i vogel. Gjërat që fëmijët e tjerë pëlqejnë të shikojnë si “Peppa Pig”, ai nuk shpenzon as edhe një minutë në to.

-Me kë ngjason më shumë ai?? Me nënën apo babain?

-Epo, mua jo. (Qesh)

-A do të dëshpëroheshit nëse fëmijët tuaj do të ndiqnin hapat tuaj dhe do të futeshin në politikë?

-Është zgjedhja e tyre. Edhe pse Danilo vjen në mbledhjet e partisë, unë nuk mendoj se ai është i prirur drejt politikës. Ndërsa Milica do të shkojë në universitet.

-A ndërhyni në zgjedhjen e saj për universitet, karrierë, etj?

-Jo, ajo ka pasur një numër ofertash për bursa nga jashtë. Nuk do të doja që ajo të shkonte, por pastaj... Ajo do t’a zgjedhi vetë të ardhmen e saj. Nuk më pëlqen kur njerëzit qëndrojnë në shtëpinë e prindërve të tyre deri në moshën 35 ose 40 vjeç. Çfarëdo që ajo vendos, ne do t’a mbështesim.

-Çfarë këshillash u jepni atyre, në lidhje me karrierën e tyre?

-Ata janë shumë të ndryshëm. Kur pyes, "Milica, më thuaj nëse merr një F (notë e keqe) në shkollë, kështu që unë e di nëse gjithçka është në rregull",  ajo thotë, "Babi, ti e ke djalin tënd problematik, mund të më lesh mua të qetë”.

 Ata janë plotësisht të ndryshëm, kanë interesa të ndryshme. Milica flet rusisht më mirë sesa serbisht ose po aq mirë, dhe ajo flet anglisht, si dhe rusisht. Gjermanishtja e saj po bëhet më e mirë, dhe nëse shkon në Gjermani, atëherë gjermanishtja e saj do të jetë si gjuha e saj amtare. Por nëse ajo largohet, nuk e di…

 - Aleksandar Vucic hyri në politikë si një djalë shumë i ri. Ai ishte një nga studentët më të mirë në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd, duke u diplomuar me notën mesatare 10. Pas një kohe të gjatë në opozitën serbe, ai erdhi në qeveri dhe ka qenë në pushtet në Serbi tani për mëse tetë vjet. Nëse ai mund të kthehet mbrapa me kohën, a ka ndonjë gjë tjetër që ai do të dëshironte të bënte në jetë?

-Do të përpiqesha të punoja shumë. Ka qenë dëshira ime e paplotësuar për te stërvitur fëmijët. Në një klub, Mladost nga Zemun ose Ušće. Pionierë, kadetë, fëmijë. Kjo është dëshira ime më e madhe!

 -A ishin ambiciet tuaja  të mëdha, që klubi të jetë  i madh?

 -Jo, thjesht një klub i vogël. Nuk ka asgjë më të mirë sesa të kalosh të shtunën dhe të dielën me lojtar të rinj, me fëmijë që mund të mësosh diçka. Por, për ta bërë atë, unë duhet të regjistrohem në një kolegj stërvitje, kështu që ky është një nga palnet për të ardhmen. Unë do të doja të regjistrohem në një shkollë  dhe  nëse kam sukses, mbase një ditë do ta realizoj ëndrrën time".

Avioni filloi zbritjendrejt Sofjes në mes të bisedës. Vizita zyrtare në Bullgari sapo kishte filluar. Mikpritësi bullgar, Boyko Borisov, i bëri mysafirit dhe mikut të tij një udhëtim me helikopter. Dhe ky nuk ishte fundi. Ai e mori personalisht Vuçiçin në një udhëtim me SUV përgjatë kantierit për ndërtimin e Balkan Stream, duke përmendur se të dy ishin shumë miq. Ata vizituan Veliko Tërnovën dhe Kishën e Shenjtë e Dyzet Dëshmorëve, e vendosur rrëzë kështjellës së famshme të Çarevaç. Ky është një vend shumë i rëndësishëm për presidentin serb - vendi i vdekjes dhe varrosjes së Shën Saves, të çilin Vuçiç e përmendi si personi më i rëndësishëm në historinë e Serbisë. Pas disa orësh, vizita kishte mbaruar. Të rraskapitur duke vrapuar nga një vend në tjetrin, më në fund shkuam në aeroplan të merrnim frymë. Ne e shfrytëzuam fluturimin e shkurtër për të pushuar dhe për të bërë një sy gjumë, ndërkohë lamë Presidentin Vuçiç duke u marre me letrat përsëri dhe duke u përgatitur për takimet që do të pasonin.

//Burimi:Kurir// Përktheu dhe përshtati Politiko.al

Të fundit