Flash News

KRYESORE

Presidenti zgjedh pasuesin: Gati të lë zyrën, por të vijë një njeri me integritet

Presidenti zgjedh pasuesin: Gati të lë zyrën, por të

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ai është gati që të largohet nga detyra e tij, por ka në kusht për kryeministrin Edi Rama, që kreu i shtetit të jetë një njeri me integritet. Ai propozoi Rexhep Mejdanin si pasuesin tij.

"E ftoj kryeministrin Rama që të reflektojë, të mos pengojë zbatimin e dekretit për 13 Tetorin, ftoj KQZ-në të mos vijojë me paligjshmëri, ftoj partitë që duan, dhe jo ato që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje.

Nëse kërkon kryeministri jam i hapur të lë detyrën e Presidentit duke konkurruar në 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me integritet, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar është mbi çdo gjë tjetër, psh si profesor Mejdani.

Është një njeri që ato dy tre çështje do i mbronte edhe më mirë se unë. Kështu që mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës" tha Meta në konferencë për shtyp për mediet.

Të fundit