Flash News

KRYESORE

Presidentja e KE nuk i fsheh emocionet, publikon videon: Treguam solidaritet për Shqipërinë

Presidentja e KE nuk i fsheh emocionet, publikon videon: Treguam solidaritet

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka një prej meritave më të mëdha për suksesin që pati sot për Konferenca e Donatorëve, të cilën vetë ajo e organizoi për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të vitit të kaluar.

Von der Leyen ka publikuar para pak minutave një video në twitter dhe shprehet se ende është e emocionuar pasi gjatë Konferencës së Donatorëve Shqipërisë iu dhanë 1.15 miliardë euro në formë grantesh, programesh apo huash.

Në videon e publikuar nga kryekomisionerja thuhet se në Bruksel me këtë shifër komuniteti ndërkombëtar tregoi solidaritet ndaj Shqipërisë.

Kujtojmë se Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, ka garantuar sot transparencën për shpenzimet që do të bëhet me paratë e mbledhura.

Ajo tha se KE do të nënshkruajë një marrëveshje me kryeministrin Rama për të bërë gjithçka në mënyrë transparente, ndërsa shtoi se do të dërgojnë në Shqipëri një grup ekspertësh, për të ndjekur nga afër të gjithë procesin.

 

Të fundit