Flash News

KRYESORE

Presidentja e KE-së: BE-ja do të organizojë konferencë donatorësh për rindërtimin e Shqipërisë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Shqipërinë në këto momente të vështira që po kalon.  Në Twitter ajo shkroi se unioni do t’i kushtojë vëmendje rindërtimit të vendit pas tërmetit të 26 nëntorit.

‏“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama dhe e informova atë se Komisioni Evropian zotohet që të japë 15 milionë euro për ndihmën e menjëhershme për popullin shqiptar. Më tej, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin”, ishte mesazhi i saj.

Edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan bëri thirrje për shtetet islamike që të organizohen dhe të mbahet një konferencë donatorësh, në ndihmë të Shqipërisë, të goditur nga tërmeti.

Të fundit