Flash News

KRYESORE

Presidentja e Kroacisë: Drejtuesit e Bosnjës kanë lidhje me organizatat terroriste

Presidentja e Kroacisë: Drejtuesit e Bosnjës kanë lidhje me

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç akuzoi se Bosnjë Hercegovina kontrollohet nga njerëz të cilët kanë lidhje me Iranin si edhe me organizata terroriste. Deklarata e kryetares së shtetit kroat u bë gjatë një vizite në Izrael.

“Bosnje e Hercegovina është shumë e paqëndrueshme, dhe në disa aspekte udhëhiqet nga njerëz që kanë lidhje me Iranin dhe organizatat terroriste”, tha Kitaroviç pas takimit me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin.

Anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, reaguan menjëherë e thanë se presidentja kroate nuk ka asnjë fakt.

Kitaroviç vuri në dukje, se vendi i saj po vuan nga një problem migrantësh, që nuk është krejtësisht si ai i pjesës më të madhe të Evropës. Ajo bëri dallimin midis migrantëve dhe refugjatëve, duke thënë se ndërsa Kroacia ishte e gatshme të jepte azil për refugjatët, migrantët, që kërkojnë një mënyrë jetese të përmirësuar, nuk duhet të jenë në kundërshtim me kufijtë ndërkombëtarë.

Të fundit