Flash News

KRYESORE

Presidentja Kitaroviç nga Kuvendi i Shqipërisë: Kroatët kanë përshtatur sjelljet dhe traditat e ilirëve, paraardhës të shqiptarëve

Presidentja Kitaroviç nga Kuvendi i Shqipërisë: Kroatët

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç ka mbajtur fjalën nga salla e Kuvendit të Shqipërisë. Presidentja theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe rolin e shqiptarëve në histori.

“Kroatë kanë përshtatur disa nga traditat e sjelljet e ilirëve, paraardhës të shqiptarëve. Ilirë dhe kroatët kanë patur marrëdhënie të mira dhe s’ka patur ndonjë dokument që dëshmon konflikt mes tyre”, u shpreh presidentja.

Më tej ajo shtoi se ka historianë që kanë promovuar Skëndërbeun dhe rolin e tij në luftën ndaj perandorisë osmane. Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç tha më tej se  Skënderbeu dhe i biri kanë marë titullin e nderit në Dubrovnik.

Të fundit