Flash News

KRYESORE

Presidentja kroate ndan fanellat e Kombëtares në Bruksel; ky është reagimi i Donald Trump dhe Theresa May

Presidenti kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka shfrytëzuar takimin e NATO-s në Bruksel për t’iu dhuruar liderëve botërorë fanellën e ekipit Kombëtar.

Presidenti i SHBA, Donald Trump e pranoi me kënaqësi dhuratën e homologes kroate, por Kitaroviç nuk u ndal me kaq pasi një të tillë i dhuroi edhe kryeministres britanike, Theresa May, e cila e pranoi me një buzëqeshja.

Në një tjetër foto, ajo shfaqet edhe me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, por pa fanellën e Kroacisë.

Kolinda, që ka ndjekur dy ndeshjet e mëparshme të Kroacisë në Kupën e Botës në futboll, nuk do ta ndjek në stadium ndeshjen e sotme gjysmëfinale kundër Anglisë në orën 20:00, sepse do të ketë në një darkë pune me përfaqësues të anëtarëve të NATO-s në Bruksel.

Të fundit