Flash News

KRYESORE

Presidentja kroate: Shqipëria miku ynë kur miqtë ishin të paktë, shqiptarët dhanë jetën për lirinë e Kroacisë

Presidentja kroate: Shqipëria miku ynë kur miqtë ishin të

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka nisur vizitën e  saj zyrtare në Tiranë. pas takimit me kreun e shtetit, Ilir Meta të dy Presidentët dolën në një konferencë të përbashkët për mediat.

“Kroacia dhe Shqipëria kanë një miqësi mjaft të hershme dhe kjo vërtetohet nga shumë momente të rëndësishme historike. Falënderoj miqtë tanë kroatë, që na kanë mbështetur pa kushte në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Meta në fjalën e tij.

Ndërsa presidentja kroate u shpreh se Shqipëria ishte miku i Kroacisë në një kohë kur miqtë ishin të pakët teksa solli në vëmendje se shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë madje duke dhënë edhe jetën.

“Shqipëria ishte miku jonë kur miqtë ishin të paktë. Na mbështetën gjatë luftës në Kroaci. Ne e vlerësojmë këtë mbështetje. Nga komuniteti shqiptar në Kroaci, që janë rreth 10.000 shqiptarë, 2.500 ishin vullnetar në luftën e Kroacinë, 87 humbën jetën 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe i jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë”, tha Kitaroviç.

Të fundit